Unicert Albania

Photoshop

Adobe Photoshop është një program i përpunimit të imazheve dixhitale që i lejon përdoruesit një numër të madh korigjimesh, me saktësi absolute dhe kontroll rezultati.

Njëkohësisht, i jep mundësinë të shprehet në mënyrë kreative, me liri të madhe ndërhyrjesh dhe ndryshimesh në imazhin origjinal, duke bërë një marrje jo-ekzistente të duket plotësisht reale.

Me një gamë të gjerë të komandave dhe mjeteve, i jep mundësinë fotografit profesionist ose artistit grafik për të ndërhyrë,  korrigjuar, apo për të transformuar rrënjësisht imazhin origjinal në përputhje me kërkesat e tij. Por është e arritshme edhe për amatorin, pasi i lejon, me lëvizje të thjeshta, të marrë një cilësi më të mirë në foto.

Fleksibiliteti i tij në menaxhim & përpunimin e shumë formave të imazheve (skedareve), e bën një mjet tërheqës dhe të domosdoshëm për çdo profesionist në këtë fushë.

Mësimi është i lehtë, pasi ndërfaqja është e njohur dhe e ngjashme me çdo program të Adobe. Funksionon me Windows ose Mac.

Syllabus