Unicert Albania

Android

Çfarë është Android

Android është një sistem operativ për pajisjet e telefonisë celulare që kandidon boshtin operativ të Linux dhe u zhvillua nga Google. Kjo u mundëson prodhuesve të krijojnë kode me përdorimin e gjuhës së programimit Java. Android është hartuar kryesisht për pajisje me ekran touch, të tilla si telefonat e mençur (Smart phone) dhe tabletë, me një ndërfaqe të ndryshme përdorimi për televizorë (Android TV), makina (Android Auto) dhe ora (Android Wear). Por Android nuk është i njëjtë në të gjitha pajisjet (android i Samsung-ut ndryshon nga ai i LG-së, i Sony-t dhe akoma nga ai i Google).

Aplikacionet për Android

Duke ditur programimin e duhur të aplikimeve Android, mund te krijojmë aplikacione të llojeve të ndryshme të cilat mund të na sjellin përveçse kënaqësi edhe fitim monetar. E vetmja gjë që duhet është një ide inovative, për shëmbull aplikacioni për të gjetur taksi, aplikacione për të ndarë fotot tona.

Përfitimet – Avantazhet

Një avantazh i rëndësishëm i zhvillimit të aplikacioneve për pajisjet Android është se është mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për ta filluar dikush. Ndryshe nga zhvillimi i aplikacioneve të bazuara në sistemin operativ IOS ku kemi nevojë për një PC Mac, aplikimi Android mund të krijohet në çdo sistem kompjuterik. Për më tepër, materiali arsimor i ofruar nga Android është shumë i organizuar dhe i studiuar.

Syllabus