Unicert Albania

AutoCAD 3D

AutoCAD është një program i përgjithshëm dizenjimi i cili i jep mundësinë përdoruesit të dizenjojë, të modifikojë dhe të printojë çdo lloj vizatimi teknik në modelin dy-dimensional ashtu edhe në modelin hapësinor tre-dimensional. AutoCAD i jep mundësinë përdoruesit të krijojë dhe të printojë ilustrime/portrete fotorealistike me materiale të përpunueshme/redaktuara dhe ndriçim.

AutoCAD zhvillohet vazhdimisht për më shumë se 20 vjet duke integruar në funksionet e tij fuqinë e dizenjimit tre-dimensional si dhe kërkesat e tregut në të cilin luan rolin kryesor. Mënyra  e thjeshtë dhe e lehtë me të cilën janë ndërtuar komandat e tij, përdorimi i mjeteve përkatëse (p.sh. RIBBON) dhe komunitetet  e shumta në Internet e bëjnë AutoCAD-in  programin e përsosur të dizenjimit si për përdoruesin e thjeshtë që dëshiron shpejtësi dhe efikasitet ashtu dhe për profesionistin që ka kërkesa të larta dhe fokusohet në detaje.

Një tjetër prioritet është se përdoruesi i AutoCAD mundet shumë lehtë të familjarizohet me programet më të sofistikuara dhe të specializuara të Autodesk si AutoCAD Mechanical, AutoCAD Electrical, AutoCAD Architecture, për shkak se ndjekin të njëjtën filozofi të projektimit dhe kanë pothuajse të njëjtën ndërfaqe/mjedis pune. Në këtë mënyrë, nuk kërkohet mësimi i një programi shtesë për përfundimin e një pune, por vetëm familjarizimi dhe përshtatja me disa mjete shtesë që rrisin efikasitetin dhe përmirësojnë koston e produktit final.

Syllabus