Unicert Albania

Detyrimet e kandidatit

Për pjesëmarrjen në testimin e çertifikimit

  • Orari i mbërritjes në Qendren e Testimit: të paktën tridhjetë (30) min para nisjes së testimit të çertifikimit. Mbas fillimit të testimit ndalohet hyrja e kandidatëve në ambjentin e testimit.
  • Dokumentet e nevojshme për pjesëmarrjen e kandidatit në testim:
    • Kartela e regjistrimit
    • Dokumenti origjinal i identifikimit , dhe nje fotokopje e së cilës është dorëzuar me aplikimin për çertifikim.
  • Sendet të cilat lejohen brënda ambjentit të testimit: uje ose pije me gaz.
  • Sendet të cilat ndalohen brënda hapësirës së testimit:
    • Çdo lloj mjeti elektronik me funksion magazinimi(p.sh., disqe të lëvizshëm USB)
    • Çdo lloj pajisje marrëse fotografish/zëri/ose video (p.sh., kamera). Shënohet se, pas aprovimit nga ana e mbikëqyrësve të testimit , lejohen pajisjet e telekomunikacionit e të gjitha llojeve (psh., telefona mobile) në hapësirën e testimit, por vetëm të çaktivizuara. Është e drejta e vëzhguesve për të bllokuar pajisjet për aq kohë sa zgjat testimi i mbartësve të tyre.
  • Ndalohet rreptësisht duhanpirja brënda hapësirës së testimit! Ndalohet dalja e përkohshme për arsye duhan pirjeje nga hapësira e testimit , ndërkohë që testimi është në zhvillim e sipër! Shënohet se, para fillimit të testimit ose ndërmjet dy  testimeve  me subjekte të ndryshme, lejohet duhanpirja brënda hapësirës së veçantë që është parashikuar nga qëndra e testimeve ose jashtë qëndrës së testimit.

Gjatë Kryerjes së Testimit  të Çertifikimit

  • Sjellja e kandidatëve gjatë kryrjes së testimit duhet t'i nënshtrohet rregullave të njohura të disiplinës dhe sjelljes të respektueshme. Gjithashtu duhet t’i përmbahen çdo sugjerimi dhe rekomandimi të vëshguesëve. Mosrespektimi i këtyre rregullave mund të ketë si rezultat edhe përjashtimin e tyre nga testimi, e cila konsiderohet e dështuar dhe vlerësohet me zero (0).
  • Ndalohet aktivizimi dhe përdorimi i pajisjeve të telekomunikacionit (p.sh. telefonat celular) që ata mbajnë, nëse ato nuk janë bllokuar nga vëzhguesit, për aq kohë sa zgjat testimi.
  • Nëse konstatohet përpjekje për kopjim përgjigjesh ose veprimesh/metodash që pengojnë kryerjen e zhvillimit normal të testimit dhe ndryshim të rezultateve të tyre, personat të cilët u angazhuan përjashtohen nga testimi, i cili konsiderohet i dështuar dhe vlerësohet me zero (0).
  • Ndalohet dalja e përkohshme e çdo kandidati nga hapësira e testimit, ndërkohë që është në zhvillim e sipër testimi i tij, pa aprovimin/miratimin e vëzhguesëve.  Qëndrimi i tij jashtë hapësirës së testimit për të gjithë periudhën bëhet me shoqërimin e një nga vëzhguesit.
  • Ndalohet qëndrimi i personave kandidatë brënda hapësirës së testimit pasi ka  përfunduar  testimi i tyre.