Unicert Albania

Proçedura e testimit

Për Provimet e Çertifikimit Organi Unicert ka zhvilluar këto tema testimi:

  • bazuar në "case studies”,  ku kandidatëve u kërkohet të veprojnë në mënyrë të përshtatshme për të arritur rezultatet e dëshiruara, dhe
  •  «tip i mbyllur" ku kandidatet duhet, për shembull, të zgjedhin nga përgjigjet e dhëna atë që konsiderojnë të saktë (tema me një përzgjedhje nga disa përgjigje, me alternativa ) ose të plotësojnë tekstin që mungon nga një fjali (tema me plotësim vëndi bosh) ose të zgjedhin pjesën e duhur të një imazhi (tema hot spot) etj.

Brenda periudhës kohore që zgjat provimi për çertifikim, kandidatët duhet tu përgjigjen temave duke pasur mundësinë të kontrollojnë përgjigjet e tyre dhe të bëjnë korrigjime nëse duhet, para se të përfundojnë provimin.

Në rast ri-testimi, kur kandidati nuk e ka kaluar provimin, në një modul të caktuar, sistemi i Unicert nuk shfaq të njëjtin grup temash.

Udhëzime për pjesëmarrje:

Personat të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në provim për çertifikim duhet të:

  1. Të drejtohen në një nga qëndrat e testimit në zonën që u shërben më mirë për të nxjerrë Kartën e Çertifikimit. Kandidati mund ta gjejë qendrën më të përshtatshme ose nga website i Organit Unicert ose duke komunikuar me qendrën e tij.

  2. Të paraqesin pranë qëndrës të testimit  Kërkesën për Çertifikatë, fotokopje të dokumentit të indenditetit [1] dhe çfarëdo dokumenti shtesë që mund të kërkohet për të nxjerrë Kartën për Çertifikim. Kjo kartë ose mbahet e ruajtur në qëndrën e testimit ose e marrin kandidatët. Karta përmban të dhënat e tyre personale, kategorinë e çertifikatës, subjektet që do testohen , rezultatet e provimeve por edhe udhezime përdorimi. Për çdo pjesëmarrje në provimet që kryen Unicert është e domosdoshme paraqitja e kartës.

  3. Të komunikojnë me qendrën e çertifikuar të testimit, ose me një qëndër të ndryshme nga ajo ku kanë marrë kartën e çertifikimit, të paktën 48 orë para provimit  për të deklaruar pjesëmarrjen në provim dhe duhet të përmendin subjektet në të cilat dëshirojnë të testohen. Komunikimi dhe deklarimi i pjesëmarrjes mund të kryhet ose nëpërmjet telefonit ose me e-mail.

  4. Të paraqiten në qendrën e testimit ku kanë deklaruar pjesëmarrjen e tyre duke pasur me vete kartën e çertifikimit, dokumentin e identitetit dhe një fotokopje të saj e cila është dorëzuar  më parë bashkë me kërkesën. Vini re, ne rast dështimi, kandidatët ri-testohen me të njëjtën kartë duke ndjekur hapat 3 dhe 4.

  1. Mund të marrin Çertifikatën nga qëndra e testimit  ku është lëshuar Karta e Çertifikimit brënda një periudhe maksimale dhjetë (10) ditë pune, pas pjesëmarrjes me sukses në të gjitha subjektet që u testuan. Marrja e çertifikatës nga një tjetër qendër testimi mund të bëhet vetëm me kërkesë të qendrës së provimit dhe miratimin e saj nga Unicert.

 

Dokumente të vlefshme identifikimi:

  • Për qytetarët Grekë: kartë identiteti ose një çertifikatë e përkohshme e lëshuar nga autoriteti kompetent, pasaportë, leje drejtimi , kartë të sigurimit personal.
  • Për qytetarët e një shteti anëtar të Bashkimit Europian: kartë identiteti, pasaportë.
  • Për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Europian: dukument hyrje në shtet, leje qëndrimi, leje pune.
  • Për të miturit: çertifikatë lindje me fotografi dhe vulë.