Unicert Albania

Regjistri i vëzhguesve të provimit të çertifikimit

 

Regjistri i vëzhguesve të provimit të çertifikimit i UNIVERSAL CERTIFICATION SOLUTIONS – UNICERT ka si qëllim sigurimin e një proçedure të ndershme dhe kryerjen e duhur të testimeve  e ndërkohë përbën një pjesë të pandashme të funksionimit  të gjithë sistemit. Përbëhet nga personel me eskperiencë dhe të aftë të përzgjedhur në bazë kriteresh të cilët kanë ndjekur arsimimin e duhur nga drejtuesit e UNIVERSAL CERTIFICATION SOLUTIONS – UNICERT.

Vlerësimi i kandidatëve Vëzhgues

  • Elemente të cila vlerësohen gjatë përzgjedhjes së vëzhguesëve janë:
  • Dipllome e shkencës së Informatikës ose e specialiteteve të tjera (bazë kriteresh).
  • Trajnim i specializuar, si master në shkencën e informatikës ose të shkencave ekzakte (qe lidhet me atë të informatikës) ose të nje specialiteti tjetër.
  • Eksperiencë profesionale e vërtetuar në fushën e informatikës ose diku tjetër.
  • Eksperiencë e vërtetuar në vëzhgime testimi .
  • Trajnim profesional i vazhdueshëm / trajnim ose/dhe çertifikata, si seminare, çertifikim njohurish/aftësish etj.

 

Detyrimet e vëzhguesëve të provimit të çertifikimit

  • Ndershmëri dhe qëndrueshmëri në kryerjen e vëzhgimeve të testimeve të çertifikimit  që kanë ndërmarrë.
  • Kontrolli i qëndrës së testimit dhe e hapësirës para kryerjes së testimeve
  • Kontrolli i identifikimit të pjesemarrësve në testim.
  • Sigurimi i ndershmërisë i proçedurës testuese.
  • Zbatimi i rregullave të përgjithshme të vëzhgimit dhe i rregullave specifike që ka vendosur organi.
  • Informim i menjëhershëm i Përgjegjësit të Testimit të Çertifikimit të organit për çdo çështje që vë në rrezik ndershmërinë e testimit, si dhe për përfundimin e testimit.
  • Zbatim i rregullt dhe i kujdesshëm i gjithë dokumentave të proçedurës testuese.