Unicert Albania

Universal Kids

Programi Universal Certification Solutions - UNICERT ka për qëllim njohjen e fëmijëve 6-12 vjeç me parimet themelore të informatikës, përbën një mjet të vlefshëm për mësuesin dhe ofron një prezantim mbi  procesin e provimeve – çertifikatave që do ti shoqërojnë fëmijët gjatë gjithë jetës së tyre studimore.

Programi UNIVERSAL KIDS përbëhet nga 3 nivele librash, mësimi dhe praktike, që përfshijnë tre periudha mësimore vjetore ose 6-mujore (intensive). Përdoren skenare reale në mënyrë që fëmija të të mësojë nëpërmjet zhvillimit të historive që ndjekin njëra-tjetrën dhe në një ambjent me të cilin është i familjarizuar nga mjedisi shkollor.

I drejtohet fëmijëve të moshës 6-12 vjeç, për ti familjarizuar në mënyrë të këndshme dhe efektive me kompjuterin por i drejtohet edhe qëndrave edukative që dëshirojnë të përfshijnë në shërbimet e tyre një sistem edukativ për fëmijë të kësaj moshe.