Unicert Albania

Mirësevini

Ju mirëpresim në website-in e Organit të Çertifikimit të Burimeve Njerëzore Universal Certification Solutions – UNICERT. Këtu mund të informoheni për shumë detaje mbi qendrën tonë dhe për veprimtaritë e saj, të gjeni mjete të dobishme për partnerët e interesuar ose të rinjtë dhe të komunikoni me ne për çdo temë.

Universal Certification Solutions – UNICERT është një Organ bashkëkohor Çertifikimi Burimesh Njerëzore, i çertifikuar nga E.O.P.P.E.P (Organizatë Kombëtare Çertifikimi Kualitetesh dhe Orientimi Profesional) nën vendimin nr. 148/21.1.2015 vendim i Këshillit Administrues për çertifikimin e personave mbi  Njohuritë e Informatikës ose Përdorimin e Kompjuterit/PC, i çertifikuar nga EQA me ISO 9001:2008 dhe i akredituar nga E.S.Y.D (Sistemi Kombëtar i Akreditimit ne Greqi) me ISO / IEC 17024:2012 për çertifikimin e personave me numër çertifikate 970, që u krijua nga profesionistë me eksperiencë në fushën e edukimit/arsimimit dhe të çertifikimit, në mënyrë që të përmbushë plotësisht nevojat që ofrohen nga kushtet e sotme dhe sfidat e së ardhmes.

Pothuajse një dekadë mbas miratimit “zyrtar” të çertifikimit të njohjes së informatikës ose përdorimit të kompjuterit nga shteti Grek, skenari  në fushën e çertifikimeve por edhe në përgjithësi të arsimimit ka ndryshuar plotësisht, duke krijuar kështu nevojën për zgjidhje të reja, filozofi të re dhe një trajtim krejtësisht ndryshe nga e kaluara.

Universal Certification Solutions – UNICERT i kupton thellësisht këto zhvillime dhe aspiron të krijojë propozime biznesesh që të përshtaten me kërkesat/kushtet e çdo bashkëpunëtori. Qëllim i kompanisë sonë është të konsolidojë një formë të besueshme dhe të ndershme çertifikimi në fushën e profileve personale në arenën  ndërkombëtare.

Universal Certification Solutions – UNICERT synon të përmbushë plotësisht nevojat e çertifikimit të çdo të interesuari, me përkushtim në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe zgjidhjeve fleksibël. Eksperienca shumëvjeçare e drejtuesëve në fushën  e çertifikimit, përbën privilegj të një bashkëpunimi të mirë sepse vlerësojme dhe u përgjigjemi në mënyrë efektive kërkesave të partnerëve tanë, larg nga paragjykimet e së kaluarës, qëndrimeve hegjemoniste dhe lëvizjeve oportuniste fitimprurëse dhe impresionimit të tregut.